PROGRAMI MËSIMOR

Rrjeta Kompjuterike

Instalim, konfigurim, administrim dhe mirëmbajtje e rrjeteve kompjuterike.

Administrim rrjetesh, siguri kibernetike dhe infrastrukturë cloud.

Përshkrimi i profilit

Profili përgatit specialistë për projektimin, instalimin, konfigurimin dhe mbrojtjen e infrastrukturave të komunikimit elektronik dhe rrjeteve kompjuterike. Nxënësit njihen me pajisjet e rrjetit, protokollet, administrimin e serverëve dhe sigurinë kibernetike.

Plani mësimor

Programi profesional shtrihet në klasat 10–13 dhe përfshin lëndë profesionale dhe praktikë.

Klasa 10 · Bazat e hardware dhe rrjeteve

Arkitekturë kompjuterike, sisteme operative, hyrje në rrjetat kompjuterike dhe skriptim bazë.

Klasa 11–13

Lëndë profesionale dhe praktikë sipas planit mësimor të profilit.

Mundësi punësimi

  • Administrator rrjeti ose sistemesh
  • Specialist i sigurisë kibernetike
  • Teknik i qendrave të të dhënave dhe mbështetjes IT
  • Specialist i infrastrukturës cloud