Njësia e Zhvillimit
Njësia e Zhvillimit në Shkollën e Mesme Profesionale “Hermann Gmeiner” ka për mision të mbështesë rritjen e cilësisë së arsimit dhe formimit profesional (AFP), duke analizuar vazhdimisht gjendjen e brendshme dhe të jashtme të institucionit, si dhe duke propozuar masa për përmirësim dhe inovacion. Qëllimi kryesor i saj është të sigurojë që procesi mësimor dhe praktik të jetë në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe me standardet kombëtare e evropiane të arsimit profesional.
Njësia e Zhvillimit në Shkollën e Mesme Profesionale “Hermann Gmeiner” është një strukturë funksionale, e cila përbëhet nga drejtues dhe koordinatorë të fushave kryesore të zhvillimit institucional. Përbërja e saj siguron një ndarje të qartë të përgjegjësive dhe bashkëpunim ndërmjet stafit drejtues, pedagogjik dhe administrativ, duke garantuar funksionimin efektiv të saj.
Është përgjegjës për hartimin e projekteve zhvillimore që mund të përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e mundësive për mësim më cilësor, zbatimin e teknologjisë dhe organizimin e aktiviteteve të reja edukative e sociale. Harton planet e projektit dhe përcakton objektivat, burimet dhe afatet kohore.
Harton dhe zbaton strategjinë e marketingut për promovimin e ofertës edukative dhe rritjen e interesit të nxënësve të ardhshëm. Krijon fushata dhe aktivitete që pasqyrojnë misionin dhe vizionin e shkollës.
Vepron si urë lidhëse midis shkollës dhe tregut të punës. Forcon bashkëpunimin me biznese e institucione, krijon mundësi për praktika profesionale, organizon orientim në karrierë dhe panaire pune, ndjek e vlerëson performancën gjatë praktikës dhe mbështet nxënësit në integrimin në tregun e punës. Ndihmon shkollën të përshtatë kurrikulën me nevojat reale të tregut.
Mbështet nxënësit të kuptojnë mundësitë e karrierës dhe t’i udhëzon drejt zgjedhjeve të përshtatshme profesionale. Ofron informacion dhe trajnime që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive dhe marrjen e vendimeve të informuara për të ardhmen.
Zhvillon dhe përditëson kurrikulën, duke përshtatur lëndët dhe modulet me kërkesat e arsimit, nevojat e tregut të punës dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare. Analizon mundësitë për të përfshirë teknologjitë e reja, metodat moderne të mësimdhënies dhe prirjet e industrisë.
Planifikon, organizon dhe mbikëqyr mundësitë për zhvillimin e vazhduar të aftësive dhe njohurive të stafit, veçanërisht në fushat profesionale dhe edukative. Mbështet përmirësimin e performancës dhe cilësisë së punës, në mënyrë që stafi të jetë i përgatitur për sfida të reja.
Menaxhon proceset e gjurmimit, monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve, projekteve dhe performancës së institucionit. Siguron që të dhënat të mblidhen, përpunohen dhe analizohen saktë, dhe përgatit raporte e informacion për drejtuesit dhe palët e interesuara.
Arbionela Toli
Mësuese e lëndëve profesionale dhe përgjegjëse e Njësisë së Zhvillimit.
