Administrim rrjetesh, siguri kibernetike dhe infrastrukturë cloud.
Përshkrimi i profilit
Profili përgatit specialistë për projektimin, instalimin, konfigurimin dhe mbrojtjen e infrastrukturave të komunikimit elektronik dhe rrjeteve kompjuterike. Nxënësit njihen me pajisjet e rrjetit, protokollet, administrimin e serverëve dhe sigurinë kibernetike.
Plani mësimor
Programi profesional shtrihet në klasat 10–13 dhe përfshin lëndë profesionale dhe praktikë.
Klasa 10 · Bazat e hardware dhe rrjeteve
Arkitekturë kompjuterike, sisteme operative, hyrje në rrjetat kompjuterike dhe skriptim bazë.
Klasa 11–13
Lëndë profesionale dhe praktikë sipas planit mësimor të profilit.
Mundësi punësimi
- Administrator rrjeti ose sistemesh
- Specialist i sigurisë kibernetike
- Teknik i qendrave të të dhënave dhe mbështetjes IT
- Specialist i infrastrukturës cloud
